KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK dhe Oda e Minisotës në Amerikë identifikojnë nevojat e bashkëpunimit

29 February 2016

ekipi

Prishtinë, 29.02.2016 – Kryetarja e Degës Regjionale e OAK-së në Prishtinë, Merita Stubllla Emini dhe drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj takuan Gjyqtarin Federal nga Amerika, John Tunheim dhe udhëheqësen e projektit të Rrjetit të Ballkanit për sundimin e ligjit, Elisabeth Givens. Kryetarja Stublla Emini dhe gjyqtari Tunheim diskutuan për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe asaj të Minisotës në Amerikë, që ndërlidhet me shkëmbimin e përvojave në fusha të interes të përbashkët.

Diskutimi u fokusua në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Odës së Avokatëve të Kosovës duke përfshirë adaptimin e sistemeve të sofistikuara nga Oda e Avokatëve të Minisotës në Amerikë.

Nga Oda e Avokatëve të Minisotës në Amerikë pritet së shpejti të vizitojë Kosovën një grup i ekspertëve të cilët do të identifikojnë nevojat e bashkëpunimit. Në këtë kuadër, edhe një grup i avokatëve nga Oda e Avokatëve të Kosovës do e viziton Odën e Avokatëve në Minisota të Amerikës për të parë mekanizmat e instaluar dhe mundësinë që të instalohen edhe në Kosovë këto praktika të avancuara.