KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Takohet grupi punues i avokatëve për lëmin civile – shpronësime

02 March 2016

ekipi

Prishtinë, 02.03.2016 – Grupi Punues i Avokatëve Profesionistë për lëmin civile, me theks të veçantë për shpronësime, në përbërje të avokatëve, Sabri Kryeziu, Sahit Bibaj dhe Xhevdet Krasniqi, u takuan për herë të parë dhe diskutuan lidhur me identifikimin e Ligjeve të lëmisë civile, që kanë të bëjnë kryesisht me atë të shpronësimeve dhe problemet të hasura rreth zbatimit të tyre në praktik.

Anëtarët e grupit punues shtruan një mori çështjesh që kanë të bëjnë me efikasitetin dhe zbatimin në praktik të këtyre Ligjeve dhe harmonizimi i tyre me Konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjet tjera të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Takimi i radhës i Grupit punues pritet të mbahet së shpejti për finalizim të komenteve të pranuara nga anëtarët.