KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK certifikoj grupin e I-të të kandidateve të trajnimit për provim të Jurisprudencës

14 March 2016

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës certifikoj grupin e parë të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Kandidatet kanë qenë vijues të rregullt të trajnimin 8 javor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës, ku angazhimi i tyre është bazuar në ndarje ekipore dhe komunikim të hapur për të thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritjes së aftësive të tyre.

Ndarjen e certifikatave e bëri kryetarja e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës, znj. Merita Stublla-Emini e cila në emër të kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, përgëzoj kandidatët për angazhimin e tyre gjatë trajnimit dhe njëherit për të qenë pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës përmes programit të trajnimit për Provim të Jurisprudencës.