KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Osman Havolli takoi Avokatin e Popullit Hilmi Jashari

14 March 2016

ekipi

Prishtinë, 14.03.2016 - Drejtuesit të Odës së Avokatëve të Kosovës në përbërje të kryetarit, Osman Havolli, zëvendëskryetar, Isamedin Dedinca, dhe Drejtorit Ekzekutiv, Yll Zekaj, u priten në takim nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin diskutuan një mori çështjesh të ndërlidhura me identifikimin dhe adresimin të shqetësimeve në ushtrimin e profesionit ligjor në Republikën e Kosovës.

Kryetari Havolli dhe Avokati i Popullit Jashari gjatë takimit shqyrtuan mundësinë e bashkëpunimit në mes të OAK-së dhe institucionit të Avokatit të Popullit, në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e OAK-së në takim ngritën çështjen e përfaqësimit të OAK-së në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku me ligje respektive tani kërkohet që avokatet që përfaqësojnë OAK-në në këto Këshille të pezullojnë profesionin e tyre, kurse pagesën e të njëjtëve ta bëjë Oda e Avokatëve të Kosovës. Këtë çështje, përfaqësuesit e OAK-së e konsideruan kufizim si dhe kundër Kushtetuese dhe njëherit deskriminim të drejtpërdrejt i një kategorie të caktuar të përfaqësuesve në këto Këshille, derisa ky kufizim nuk aplikohet për gjyqtar, prokuror, shoqëri civile apo përfaqësues të tjerë në këto Këshille.

Drejtuesit e OAK-së gjithashtu kërkuan përkrahjen e Avokatit të Popullit në adresimin e çështjes së harmonizimit të ligjeve që kanë të bëjnë me përfaqësimin e palëve, përkatësisht Kodin Penal të Kosovës, Ligjin e Procedurës Kontestimore, Ligjin për Avokatinë dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje dhe kanë një kolizion në mes vete.

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari falënderoj për vizitën e përfaqësuesve të Odës së Avokatëve të Kosovës duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve dhe gjithashtu, u zotua se do të adresoj çështje që bien në kompetencë të tij, e që qëllim final do të kenë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.