KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore takoi Dekanin e Fakultetit Juridik të UP-së

04 April 2016

ekipi

Prishtinë, 04.04.2016 – Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, znjsh. Albana Kelmendi u prit në takim nga Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, z. Haxhi Gashi. Kryetarja Kelmendi dhe Dekani Gashi diskutuan lidhur me programin e mentorimin të qëndrueshëm për juristët të diplomuar dhe studentë në prag të diplomimit në Fakultetit Juridikë të UP-së.

Kryetarja e Komitetit informoi dekanin e Fakultetit Juridik për qëllimin e programit të mentorimit dhe njëherit u pajtuan për bashkëpunimin e dyanshëm në kuadër të programit të mentorimit nga Oda e Avokatëve të Kosovës, si një program i cili lidh juristët e rijnë dhe /ose studentët e Fakultetit Juridik në vitin e fundit të studimeve me juristët me përvojë.

Programi ka për qëllim të mundësoj të diplomuarve të rinj të juridikut të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë në profesionin ligjor, dhe përshpejtimin e mësimeve të tyre duke u mbështetur nga avokatët me përvojë. Programi është i dizajnuar që të përfundojë brenda një viti. Pilot projekti i vitit të parë ka përfunduar në muajin Janar 2016 dhe tashmë janë duke bërë përgatitjet për fillimin e programit të rregullt, duke i shqyrtuar mundësitë e krijimit të mekanizmave të brendshëm institucional, për një program afatgjatë dhe të qëndrueshëm.