08 April 2016
Ankara/Turqi, 07.04.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli gjatë një vizite në Turqi, me ftesë të kryetarit të Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë, ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Unionit të Odave të Avokatëve të vendeve turko folëse dhe me lidhje vëllazërore.
Nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Unionit të Odave të Avokatëve të vendeve turko folëse dhe me lidhje vëllazërore, ka të bëjë me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet Odave të vendeve turko-folëse dhe me lidhje vëllazërore, marrëdhënie të ngushta historike dhe kulturore.
Unioni i Avokatëve të Turqisë për dy vite është përgatitur në mënyrë intensive për të arrit deri te ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga përfaqësuesit – Kryetaret e Asociacioneve të Avokatëve, dhe atë: Turqisë - Prof. Dr. Metin Feyzioglu, Kosovës Osman Havolli, Shqipërisë – Fatmir Braka, Republika Turke e Qipros së Veriut - Ahmet Said SAYIN, Kirgistanit – Saipzhan Murzak Matov, Kazakistanit - Anuar Tugel, Mongolisë Ganbaatar Banzrragch, Azerbejgjanit – Shahmar Mammadov dhe Gjeorgjisë - David Asatiani - si vende themeluese të këtij unioni.
Me datën 7 dhe 8, prill të vitit 2016 në kryeqytetin e Turqisë në Ankara, është punuar nga vendet pjesëmarrëse në arritjen e kësaj marrëveshje, e cila marrëveshje u nënshkrua me 8 prill 2016.
Kryetari i Unionit të Avokatëve të Turqisë, Prof. Dr. Metin Feyzioglu duke folur në ceremoninë e hapjes tha se në këtë ditë të shënuar, jemi mbledhur këtu para përfaqësuesve të Odave të shteteve pjesëmarrëse të cilët janë bashkuar sot në një shtëpi, të cilët kanë autoritet dhe potencial për të përfaqësuar qindra miliona njerëz.
Avokatë e përfshirë në këtë bashkim, dhe asociacionet e avokatëve që do ta nënshkruajnë për anëtarësim këtë akt, mund të sjellin shërbime ligjore më të arritshme dhe të lehta në sferat e biznesit që do të investojnë.
Këtë akt ceremonie e përshëndeti zëvendës ministri i drejtësisë, z. Bilal Uqar, i cili ndër të tjera tha se në nënshkrimin e kësaj marrëveshje Turqia do të jetë pjesë e integrimeve të qytetërimit të lartë, dhe pavarësisht kulturave prej nga vijnë këta njerëz, ne që të gjithë jemi vëllezër, familjar, shok dhe miq. Ai në përmbyllje të ceremonisë tha se prej ditës së sotme, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do t’ia zgjasim dorën njëri tjetrit në situata të mira, por edhe në të vështira. Uqar para të pranishmëve bëri të ditur se në të ardhmen pritet edhe zgjerimi i vendeve nënshkruese – pjesëmarrës.