KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Osman Havolli uron Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

14 April 2016

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli përmes një letre ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi

I nderuari President z. Thaçi,

Oda e Avokatëve të Kosovës, Ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes Suaj, President i Republikës së Kosovës.

Ju sigurojmë për përkushtimin e Avokatisë së Kosovës për realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës, për funksionimin dhe fuqizim të gjithanshëm të shtetit ligjor dhe barabarësisë të gjithë qytetarëve para ligjit.

Ju lus, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë dhe dëshirat më të sinqerta për suksese në detyrën Tuaj të re.

Përzemërsisht,

Osman Havolli, kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës