KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njëzetenjë kandidatë iu nënshtruan provimit për avokat në OAK

23 May 2016

ekipi

Prishtinë, 23.05.2016 – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për njëzetenjë kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati. Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Procesi i provimit është mbikëqyrur nga Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, Yll Zekaj. Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.