KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli dhe Drejtori Zekaj përshëndeten angazhimin e administratës së OAK-së

03 June 2016

ekipi

Prishtinë, 03.06.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj kanë mbajtur takim me administratën e OAK-së, me të cilët kanë diskutuar lidhur me aktivitet dhe zhvillimet që ndërlidhen me manifestimin e Ditës së Avokatisë 2016.

Kryetari Havolli dhe Drejtori Zekaj përshëndeten angazhimin e administratës për punën profesionale dhe njëhërit gatishmërinë e plotë për të qenë në shërbim të avokatëve dhe praktikantëve të OAK-së. Ata në fjalën e tyre theksuan mbështetjen e pakursyeshme në arritjen e objektivave të parapara për zbatimin në përpikëmëri të legjislacionit dhe akteve normative me të cilët edhe rregullohet Oda e Avokatëve të Kosovës.