KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dita e Avokatisë 2016 - 43 vjet OAK

08 June 2016

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Ministrinë e Drejtësisë me rastin e 43 vjetorit organizon “Ditën e Avokatisë 2016” dhe Konferencën me avokatë dhe juristë nga diaspora. Manifestimi do të mbahet në Prishtinë me datë 10 dhe 11 qershor 2016, e cila do të përcillet me aktivitete të veçanta që do ta bëjnë sa më madhështore këtë ditë të shënuar për avokatinë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij manifestimi do të organizohen konferenca me avokat dhe juristët nga diaspora.

Temat e konferencës do të jenë:

  • “Bashkëpunimi i Kosovës me Diasporën ne ofrimin e shërbimeve juridike”
  • "Gjetja e formave të bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve juridik nga Juristët dhe Avokatët e Diasporës"
  • "Gjetja e formave të bashkëpunimit në lëmine penale, sfidat"
  • "Gjetja e formave te bashkëpunimit ne lëmine civile - komerciale"