KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së realizoi takimet me anëtarësinë nëpër regjione

31 March 2016

ekipi

Në vazhdën e takimeve, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli nën shoqërimin e drejtuesve tjerë OAK-së, kanë zhvilluar takime me anëtarësinë regjionale në: Mitrovicë, Pejë dhe Prizren me qëllim të identifikimit të punëve dhe aktiviteteve të mëtejme të Odës së Avokatëve të Kosovës, në raport me Degët Regjionale.

Kryetari Havolli i shoqëruar në këto takime nga zëvendëskryetari, z. Isamedin Dedinca, drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe kryetarët e Degëve Regjionale të Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit. Gjatë takimeve me avokatë të regjioneve janë njoftuar për së afërmi lidhur me problemet, sfidat dhe shqetësimet me të cilat janë duke u ballafaquar avokatet e këtyre regjioneve. Takimet e kryetarit janë mirëpritur mirë nga avokatet të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shfaqur brengat e tyre, e për të cilat kryetari i OAK-së është duke i analizuar për adresim tek institucionet kompetente.

Në takimin e datës 11.03.2016 të mbajtur në Mitrovicë i udhëhequr nga kryetari i Degës, z. Vehbi Beqiri, u diskutuan një mori çështjesh që ndërlidhen me realizimin e të drejtave të avokatëve, karshi gjykatave në këtë regjion. Një nga shkaqet e problematike të shfaqura nga ana e avokatëve ishte mungesa e hapësirës brenda objektit të Gjykatës në Vushtrri, ku në Gjykatë gjendja aktuale është e pa përballueshme për funksionim sa më të mirë dhe ofrim të shërbimeve ndaj qytetarit. Në bashkëbisedim e sipërm u paraqit edhe problemi me caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, sidomos në lëmin civile, dhe për çështje, të pranishmit në takim me qëllim të efikasitetit dhe transparencës, u pajtuan që të procedohet sipas listës së OAK-së për caktimin e avokatëve. Shqetësim u paraqit edhe çështja e intervistimit në polici, konkretisht në rastet për të mitur, ku në këto raste policia kërkon sigurimin e avokatit mbrojtës për intervistim gjatë orëve të vona të natës. Duke marrë parasysh se procedura për të mitur është e ndërlikuar dhe e ndjeshme, u kërkua që rastet e tilla për të mitur në polici të bëhen në kushte dhe rrethana të posaçme dhe aq me pak në orët e vona, pasi gjendja e të miturit në pikëpamje psiko fizike nuk e lejon një çështje të tillë për trajtim. Njëherit në këtë takim u kërkua që avokatet e Vushtrrisë të kenë të drejtë të përfaqësojnë në krimet e rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, meqenëse aktivitetet i zhvillojnë në të njëjtin institucion dhe këtë mënyrë të evitohet pabarazia. Ngritja e profesionalizmit profesional të avokateve në gjykata dhe mbrojtja dinjitoze e qytetarit ishte njëra ndër çështjet e diskutuara në këtë takim regjional në Mitrovicë. Në këtë takim morën pjesë 26 avokatë të regjionit në Mitrovicë.

Një takim i tillë është realizuar edhe me anëtarësinë regjionale në Pejë, e cila është mbajtur me datë 24.03.2016. Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli nën shoqërimin e kryetari të Degës, z. Arianit Nikqi para 17 avokatëve të pranishëm theksoi angazhimin e Odës së Avokatëve të Kosovës në ngritjen e profesionalizmit dhe adresimit të çështjeve shqetësuese për avokatinë në Kosovë para institucioneve relevante.

Disa nga çështjet e adresuar nga avokatet në Pejë ishin kryesisht mundësia e shqyrtimit të problematikave të hasura në profesionin e avokatisë në këtë regjion, me theks të veçantë problemet me kuaziavokatinë. Avokatët adresuan para kryetarit të OAK-së shqetësimet e tyre që ndërlidhen me hapjen e zyrave juridike dhe për persona fizikë të cilët nuk janë jurist, por që merren me ofrimin e shërbimeve juridike. Çështja e Noterisë, po ashtu ishte temë diskutimi për të cilën avokatet e këtij regjioni u shprehen të indinjuar me sistemin Noterial aktual.

Kryetari Osman Havolli në përgjigjet e tij ndaj këtyre shqetësimeve është shprehur se Oda e Avokatëve të Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale për adresimin e këtyre shqetësimeve para institucioneve relevante për gjetjen e një zgjedhje të kënaqshëm për të dyja profesionet.

Në kuadër të takimeve të drejtuesve të Odës së Avokatëve të Kosovës, u mbajt takimi edhe me avokatë të regjionit në Prizren me datë 31.03.2016, ku u priten nga kryetari i Degës, z. Hajrip Krasniqi. Në pranin e 30 avokatëve, kryetari Havolli përshëndeti kontributin e avokatëve dhënë drejtësisë në këtë regjion dhe njëherit kërkoj angazhim të pakursyer për t’iu shërbyer qytetarëve në arritjen e drejtësisë. Avokatët e regjionit në Prizren gjatë debatit ngritën çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për themelimin e mekanizmit koordinues për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio), pastaj edhe problemet me Kuaziavokatin dhe sistemin Noterial.

Sa i përket marrëveshjes, kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli njoftoj avokatet se kjo marrëveshje bashkëpunimi është arritur me qëllim të zbatimit në praktikë të drejtës për mbrojtje gjyqësore me shpenzime publike në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me instrumentet ndërkombëtare.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës me drejtues të tjerë të OAK-së, muajve në vazhdim do të kenë takime edhe në regjione tjera.