KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Drejtuesit e OAK-së takuan mbështetësit e Themelimit për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë

18 July 2016

ekipi

Prishtinë, 18.07.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, Zëvendëskryetari, z. Isamedin Dedinca dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj priten në takim ish gjyqtaren e Gjykatës së Qarkut, znj. Cara Lee Neville dhe Këshilltaren për Drejtësi të Departamentet të Shtetit Amerikën – për zbatimin e ligjit, znjsh. Roushani Mansoor si dhe incizueset e projektit për ndërmjetësim për implementim të sistemit Amerikan në Kosovë, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, znj. Makifete Saliuka dhe gjyqtarja në Gjykatën Themelore e Prishtinës - Dega në Gracanic, znj. Milena Djeric.

Znj. Saliuka dhe gjyqtarja, znj. Djeric, filimisht njoftuan drejtuesit e OAK-së lidhur me qëllimin e projektit dhe mundësinë e krijimit të një sistemi të ndërmjetësimit më të sofistikuar dhe efektiv në Kosovë, që sipas tyre, modeli amerikan i ndërmjetësimit është mjaftë i përshtatshëm për tu instaluar edhe në Kosovë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, mirëpriti iniciativën e gjyqtarëve nga Kosova për krijimin e një sistemi të mirëfilltë të ndërmjetësimit duke u bazuar në sistemin Amerikan, i cili sistem është treguar mjaftë efikas në zgjedhjen e lëndëve kontestuese në lëmit e ndryshme të drejtësisë.

Znj. Cara Lee Neville dhe znjsh. Roushani Mansoor u shprehen të entuziazmuar për gatishmërinë për instalimin edhe në Kosovë të modelit Amerikan të ndërmjetësimit, që sipas tyre, trajtimi i lëndëve kontestuese të ndërmjetësimit kanë efektshmëri të jashtëzakonshme qysh në fazat e para të trajtimit të lëndës. Ato ofruan gatishmëri për mbështetje në implementimin e projektit edhe në Kosovë, për të cilën projekt, sipas tyre, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe avokatët janë një faktor i rëndësishëm në arritjen e objektivave të parapara për zbatimin në mënyrë efikase.

Kryetari z. Havolli informoi znj. Cara Lee Nevilledhe dhe znjsh. Roushani Mansoor lidhur me angazhimin e Odës së Avokatëve të Kosovës në ngritjen e nivelit profesional të avokatëve përmes Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, ku sipas tij, përmes programit janë të paraparë edhe trajnime me tema që kanë të bëjnë me ndërmjetësimin. Në këto trajnime, avokatët inkurajohen që të shfrytëzohet edhe sistemi i ndërmjetësimit në Kosovë. Ai shtoi se OAK është e gatshme të bashkëpunoj në këtë sferë dhe për çfarëdo nevoje që paraqitet për mbështetje, në mënyrë që sistemi i ndërmjetësimit të jetë efektiv, ashtu siç është e paraparë me ligj.