KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK certifikoj grupin e III-të 2016 të kandidateve të trajnimit për provim të Jurisprudencës

17 July 2016

ekipi

Prishtinë, 17.07.2016 - Oda e Avokatëve të Kosovës certifikoj grupin e tretë të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Kandidatet kanë qenë vijues të rregullt të trajnimin 8 javor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës, ku angazhimi i tyre është bazuar në ndarje ekipore dhe komunikim të hapur për të thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritjes së aftësive të tyre. Trajnimet u kanë ofruar atyre qasje cilësore dhe po shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e juristëve, që janë në proces për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Ndarjen e certifikatave e bëri kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli i cili përgëzoj kandidatët për angazhimin e tyre gjatë trajnimit dhe njëherit për të qenë pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës përmes programit të trajnimit për Provim të Jurisprudencës.

Oda e Avokatëve të Kosovës këtë projekt e ka filluar që nga viti 2014 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2016. Projekti në fjalë është tregues i suksesit dhe i mbështetjes nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhënë sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike, si dhe anëtarë të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.

Grupi i radhës për këtë trajnim, pritet të fillohet në muajin shtator 2016, andaj Oda e Avokatëve të Kosovës mirëpret aplikimet për të qenë pjesë e këtij trajnimi.