05 August 2016
Prishtinë, 05.08.2016 - Në një ceremoni solemne dhanë betimin 3 kandidatë për avokatë dhe 33 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para zëvendëskryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Isamedin Dedinca dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj, të cilët vlerësuan gatishmërinë e kandidatëve për të qenë pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës. Gjatë ceremonisë së betimit, ata informuan kandidatët për zhvillimet në avokati si dhe të drejtat dhe detyrimet e avokatëve dhe praktikantëve në OAK.
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 666 avokatë dhe 348 praktikantë të avokatisë.