KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK nënshkruese e Memorandum Mirëkuptimit për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë

12 August 2016

ekipi

Prishtinë, 12.08.2016 – Oda e Avokatëve të Kosovës është nënshkruese e Memorandum Mirëkuptimit për themelimin e mekanizmit koordinues për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet institucionit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Odës së Avokatëve të Kosovës, Avokatit të Popullit, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, OJQ-së “AKTIV”, OJQ-së “CLARD”, OJQ-së “Femrat aktive të Gjakovës”, OJQ-së “Programi për të drejtat civile në Kosovë” si dhe OJQ-së “Shoqata e Juristëve – NORMA”.

Me këtë rast, zëvendës kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Isamedin Dedinca nënshkroi këtë memorandum institucional koordinues, i cili ishte i përcjellur nga Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.

Gjatë diskutimit për mënyrën e zbatimit dhe bashkërendimit të veprimeve institucionale për implementimin e këtij memorandumi, përfaqësuesit të institucioneve vlerësuan rëndësinë e koordinimit të përbashkët e cila, sipas tyre, do të ndikoj në ofrimin e shërbimeve efektive për qytetarët e Kosovës.

Përfaqësuesit e OAK-së ofruan gatishmërinë për bashkëpunim reciprok me të gjitha institucionet, dhe njëherit shprehen përkrahjen e vazhdueshme në arritjen e objektivave të parapara në Memorandumin e përbashkët.

Iniciativa dhe mbështetja e Memorandum Mirëkuptimit është bërë nga Zyra e UNDP-së në Kosovë.