05 September 2016
Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 05 shtator 2016 ka humbur anëtarin, avokatin, Muzafer Hetemi. Varrimi i të ndjerit është bërë me datë 05 shtator 2016 (E hënë), në ora 15:00, në varrezat e Fshatit Sojevë në Ferizaj. Muzafer Hetemi ka lindur me 01.04.1958 në Fshatin Sojevë, Komuna Ferizaj. Studimet i përfundoj në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik me 1983, kurse Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë me 23.02.1989 në Prishtinë. Avokati, Muzafer Hetemi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 18.09.2015 me seli të zyrës në Ferizaj.
Largimi i tij është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Ferizaj shpreh ngushëllimet e sinqerta familjareve dhe kolegeve të tij.