KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së katërt 2016 dhanë betimin

05 October 2016

ekipi

Prishtinë, 05.10.2016 - Në një ceremoni solemne dhanë betimin 25 kandidatë për avokatë dhe 38 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.

Kryetari Havolli në fjalën e tij vlerësojë gatishmërinë e kandidatëve për të qenë pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe njëherit kërkoj që të jenë zë i fuqishëm në respektimin e drejtësisë në Kosovë në mbrojtën sa më dinjitoze të qytetarëve në Republikën e Kosovës. Gjatë ceremonisë së betimit, ata informuan kandidatët për zhvillimet në avokati si dhe të drejtat dhe detyrimet e avokatëve dhe praktikantëve ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 687 avokatë dhe 325 praktikantë të avokatisë.