KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërron jetë avokati Xhavit Krakaj (1961 – 2016)

11 October 2016

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 11 Tetor 2016 ka humbur anëtarin, avokatin, Xhavit Krakaj. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 11 Tetor 2016 (E marte), në ora 15:00, në varrezat e Fshatit Firajë, Komuna Gjakovë.

Xhavit Krakaj ka lindur më 16 Qershor 1961 në Fshatin Firajë, Komuna Gjakovë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me datë 09 Korrik 1986, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 23 Shkurt 1989 në Prishtinë. Avokati, Xhavit Krakaj është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 17 Dhjetor 2004 me seli të zyrës në Gjakovë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Gjakovë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.