17 October 2016
Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 15 Tetor 2016 ka humbur anëtarin, avokatin, Ragip Radoniqi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 17 Tetor 2016 (E hënë), në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.
Ragip Radoniqi ka lindur më 26 Shkurt 1961 në Pejë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me datë 09 Korrik 1988, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 10 Tetor 2004 në Prishtinë. Avokati, Ragip Radoniqi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 06 Tetor 2009 me seli të zyrës në Pejë.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Pejë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.