KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK në mbështetje të zbatimit dënimeve Alternative në Kosovë

28 October 2016

ekipi

Prishtinë, 28.10.2016 – Në vazhdën e takimeve në Odën e Avokatëve të Kosovës, Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe Zyrtari për Komunikim, z. Flamur Ramadani pritën në takim ekspertet Gjerman, z. Stefan Scherrer Gjyqtar dhe z. Stefan Thier nga Projekti i Binjakëzimit të BE-së, që ka për qëllim fuqizimin e Shërbimeve Korrektuese dhe Sprovuese në Kosovë.

Drejtori Zekaj dhe ekspertet nga Gjermania diskutuan rreth dënimeve Alternative në Kosovë, zbatimi në praktikë, përparësitë dhe pengesat në zbatim si dhe trajnimet e rregullta të Avokatëve në fushën e MDA-së, shkëmbimi i përvojave dhe mundësit e bashkëpunimit.

Për sa i përket dënimeve dhe Masave Alternative të parapara në Legjislacionin Penal të Kosovës, u theksua nevoja e promovimit të mëtejme përmes tryezave Bench Bar të organizuara nga OAK me gjyqtar, prokuror, avokat, Policia, dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës në shtatë regjione në Kosovë.