KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OSBE dhe Komiteti për Çështje Gjinore i OAK, mbajtën takimin e radhës me të mentoruarat

01 November 2016

ekipi

Prishtinë, 01.11.2016 – Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë mbajtur takimin e gjashtë me mentoret dhe të mentoruarat e Odës së Avokateve të Kosovës. Përfaqësuesja e OSBE, znj. Jasmina Gojani në fjalën e saj përshëndeti angazhimin e studenteve dhe avokatet pjesëmarrëse në progamin e mentorimit dhe njëherit ofroj gatishmëri për mbështetje të mëtutjeshme në arritjen e synimeve të përbashkëta për një sistem efikas të drejtësisë në Kosovë.

Avokatja, znj. Flutura Latifi Hoxha ka paraqitur prezantim për fillimin dhe fazat e procedurës civile, gjithashtu ka ligjëruar për aftësitë që i duhen avokatit për përfaqësim të suksesshëm të palëve në rastet civile.

Pjesëmarrëset kanë treguar interes të madh duke marrë pjesë aktivisht në diskutim, dhe duke përpiluar detyra me anë të ndihmës së avokateve të cilat janë mentore të tyre. Në kuadër të programit të mentorimit janë planifikuar aktivitete të ndryshme, ku me 16 Nëntor 2016 do të organizohet një vizitë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë dhe do të zhvillohen takime me përfaqësuesit e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës, ndërsa me 22 Nëntor 2016 të mentoruarat do të kenë mundësi të vizitojnë zyret e misionit të OSBE në Kosovë.

Në programin e mentorimit për vitin 2016, OAK dhe OSBE kanë përzgjedhur njëmbëdhjetë kandidate studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të UP-së të cilat janë duke u mentoruar nga avokatet femra të Odës së Avokatëve të Kosovës.