KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, të mbështetur nga BE

23 November 2016

ekipi

Prishtinë, 23.11.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli ka marr pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, në mbështetje të Bashkimit Evropian në kuadër të projekteve të IPA-s, ku në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe znj. Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kryetari Havolli ka përshëndetur projektet e institucioneve ndërkombëtare duke dhënë një kontribut të çmuar në kompletimin e kornizës ligjore të drejtësisë, me theks Odës së Avokatëve të Kosovës. Sipas tij, me këto projekte është ofruar edhe përvoja e vendeve tjera me qëllimin e vetëm, funksionimin sa më të mirë dhe efikas të sistemit të drejtësisë në vend.

Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë pjesë e projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, ku për periudhën 3 vjeçare do të ndihmohet sistemi i avokatisë në Kosovë dhe avancimi i mëtutjeshëm për një avokati profesionale të parapara me standardët ndërkombëtare.