KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK-DHKSH mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

17 December 2016

ekipi

Prizren, 17.12.2016 – Në vazhdën e takimeve të ndërsjella me Odat e Avokatëve të rajoni, është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë (DHKASH), me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mes të të dyja Odave.

Takimi është mbajtur në nivel të Këshillave Drejtues të të dyja Odave, të udhëhequra nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, z. Maksim Haxhia.

Lidhur me këtë takim, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli ka thënë se për Odën e Avokatëve të Kosovës dhe për Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë është ditë e shënuar, pasi ky është takimi i parë që sjellë një klimë dhe afërsi mes dy Dhomave të avokatëve. Kryetari Havolli shtoi më tutje se këto janë takime që kanë për synim aspektin profesional të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, dhe për veç kësaj, sipas kryetarit Havolli, takimi është edhe vëllazëror.

Në anën tjetër, kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, z. Maksim Haxhia falënderoj Odën e Avokatëve të Kosovës për organizimin e takimit dhe njëherit tha se ne po e finalizojmë sot, këtë takim që të hapim rrugë atij bashkimi që e quajmë bashkimin profesional, e pastaj edhe ai fizik. Sipas Haxhia, takimi do të jetë shtytje e madhe në shkëmbimin e shumë eksperienca dhe kjo sipas tij, do i shërbejë avokatëve të së ardhmes.

Në këtë takim është mirëpritur iniciativa për formimin e Unionit të Avokatëve shqip folës në Ballkan dhe më gjerë, përmes secilës do i bashkon dhe forcon të gjithë avokatët në arritjen e objektiva dhe ngritjes profesionale në ofrimin e shërbimeve sa më profesionale të qytetarëve. Gjatë këtij takimi të dy Këshillat e Odave të Avokatëve janë pajtuar në ofrimin e trajnimin të përbashkëta për avokatë dhe praktikantë e të dyja Odave, me qëllim të njohjes së më të mirë të legjislacionit dhe mundësisë së unifikimit profesional.

Pas takimit, anëtarët e të dyja Këshillave Drejtues të Odave të Avokatëve, kanë vizituar monumentet historike të Prizrenit, si kompleksin i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe pjesë tjera të trashëgimisë.

VIDEO: http://oak-ks.org/sq/video-/40