KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e Degës së Prishtinës diskutoi lidhur me fuqizimin e të drejtave të avokatëve në Prishtinë

19 December 2016

ekipi

Prishtinë, 19.12.2016 - Kryesia e Degës Regjionale e OAK-së në Prishtinë në takimin e fundvitit diskutoi lidhur me sfidat dhe aktivitetet që do të organizohen nga Dega në Prishtinë dhe angazhimet tjera në kuadër të kësaj dege.

Kryesia e Degës në Prishtinë e udhëhequr nga zëvendës kryetari i Degës, z. Skender Musa dhe me pjesëmarrjen e anëtares, znj. Lule Bilalli Ymeri, në kuadër të temave të diskutimit ishte edhe çështja e tryezave Bench Bar që organizohen në regjionin e Prishtinës. Për këto tryeza kryesia konsideroj të nevojshme rritjen e pjesëmarrësve si dhe mundësia që këto tryeza të mbahen edhe në Komuna tjera të Prishtinës, të cilat sipas kryesisë, është e nevojshme që aktivitet të shtrihen sa më afër anëtarësisë, për të reflektuar gatishmërinë që të dëgjohet zëri i tyre për problemet e shfaqura në gjykatë, prokurori apo edhe në institucione tjera të drejtësisë.

Dega e Prishtinës gjatë takimit mori qëndrim për angazhime aktive edhe pas ndryshimeve që priten të bëhen në udhëheqësin e Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me synim të përmirësimit të pozitës së avokatëve para institucioneve të drejtësisë. Në këtë çështje theks të veçantë iu dha adresimit të çështjes së pozitës së avokatit me palët tjera në procedurë, pastaj mbajtja e seancave në çështjet civile, rregullimi i tavolinave për avokatë në sallat e gjykimeve për çështjet penale. Ndër të tjera, kryesia e Degës diskutoi gjithashtu edhe për funksionalizimin e zyrave të caktuara për avokatë në Pallatin e Drejtësisë për komunikim me të paraburgosurit.