KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK certifikoj grupin e V-të 2016 të kandidateve të trajnimit për provim të Jurisprudencës

18 December 2016

ekipi

Prishtinë, 18.12.2016 - Oda e Avokatëve të Kosovës certifikoj grupin e pestë të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Kandidatet kanë qenë vijues të rregullt të trajnimin 8 javor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës, ku angazhimi i tyre është bazuar në ndarje ekipore dhe komunikim të hapur për të thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritjes së aftësive të tyre. Trajnimet u kanë ofruar atyre qasje cilësore dhe po shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e juristëve, që janë në proces për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Ndarjen e certifikatave e bëri kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli.

Trajnimi përbëhet nga programet themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave, për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike, si dhe anëtarë të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.

Grupi i radhës për këtë trajnim, pritet të fillohet në muajin 07 Janar 2017, andaj Oda e Avokatëve të Kosovës mirëpret aplikimet për të qenë pjesë e këtij trajnimi.