KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfaqësuesit e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë takuan kryetaren e sapo zgjedhur të Gjykatës Themelore në Prishtinë

19 January 2017

ekipi

Prishtinë, 19.01.2017 – U.d i kryetarit të Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, z. Skender Musa, Sekretarja e Degës, znj. Lule Bilalli-Ymeri dhe Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj janë pritur në takim nga kryetarja e sapo zgjedhur e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyqi.

Përfaqësuesit e Degës në Prishtinë, të kryesuar nga z. Musa uruan kryetaren e sapo zgjedhur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyqi dhe njeherit ofruan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim reciprok në avancimin e sistemit të drejtësisë në këtë regjion. Gjatë takimit janë adresuar çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e proceseve dhe mbarëvajtjes së punës dhe krijimin e lehtësimeve për avokatë. Më tutje, janë theksuar shqetësimet që ndërlidhen me avokatët, konkretisht lidhur me eliminimin e fenomenit të mos komunikimit me Avokat dhe eliminimi i pengesave në informimin e avokatit nga gjyqtari pranë të cilit trajtohet çështja, sepse nga praktika ka raste kur palët informohen, kurse avokati lidhur me çështjen nuk informohet. Drejtuesit e Degës në Prishtinë parashtruan edhe çështjet tjera brengosese që kanë të bëjnë me qëndrimin e prokurorëve në zyrat e gjyqtareve në kohën e pauzave, seancës së këshillimit dhe votimit, dhe kohen para fillimit të seancës gjyqësore.

Ata kanë diskutuar edhe për mungesën e arsyetimeve të vendimeve lidhur me sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, analizimi i mundësisë së shqiptimit edhe të masave të tjera të përcaktuara dhe shmangia e caktimit të paraburgimit në rastet kur prania e të pandehurit në procedure mund të sigurohet me masa më të buta. Ndërkaq, për rastet kur paraburgimi është i domosdoshëm, gjyqtari i procedurës paraprake të analizoj provat dhe shkresat tjera të lëndës dhe t’i përshkruaj në arsyetim të aktvendimit të gjitha rrethanat që e bëjnë të domosdoshme caktimin e masës së paraburgimit.

Dega Regjionale e Prishtinës, sipas U.d së kryetarit, z. Skender Musa ka gatishmërinë që të ofroj pajisje në lidhje me mobilimin e zyrëve të avokatëve në Pallatin e Drejtësisë. Edhe çështja e angazhimeve të avokatëve sipas detyrës zyrtare të avokatëve ishte temë diskutimi dhe duke ju referuar marrëveshjes dhe Rregullores për Angazhimin e Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare e cila ka bërë kategorizimin e të drejtës për angazhim sipas departamenteve dhe përvojës së avokatëve, OAK ka bërë procedimin e çështjeve në Zyrën e Prokurorit Disiplinor të OAK-së në rastet kur nga avokatët nuk është respektuar kjo rregullore, dhe sipas tyre për raste të tilla është njoftuar edhe ZPD e KGJK-KPK për shkeljet nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilet nuk kanë respektuar këtë marrëveshje.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Afërdita Bytyqi falënderoj drejtuesit e OAK-së për ofrimin e vazhdimit të bashkëpunimit në mes Gjykatës dhe Avokatëve. Ajo për shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit dhe Degës së OAK-së në Prishtinë u shpreh e gatshme që të angazhohet që komunikimi Gjyqtarë-Prokurorëve në situata të përmendura të bëhet konform ligjit. Ajo shtoi se do të angazhohet në avancimin dhe ngritjen e nivelit të çështjeve të vlerësimit të besueshmërisë dhe arsyeshmërisë së caktimit të masave të pranisë së të pandehurit në procedurë, dhe në përdorimin edhe të masave të tjera konform natyrës së rasteve që mund të jenë. Për çështjet tjera të adresuar në takim, kryetarja, znj. Bytyqi siguroj përfaqësuesit e Degës së OAK-së në Prishtinë se Gjykata Themelore në Prishtinë do të jetë bashkëpunuese në aspektet e avancimit dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Kosovës.