21 January 2017
Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 21 Janar 2017 ka humbur anëtarin, avokatin, Gani Tigani. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 21 Janar 2017 (E Shtune), në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.
Gani Tigani ka lindur më 06 Maj 1941 në Pejë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Beogradit – Fakulteti Juridik me datë 15 Shtator 1964, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 16 Prill 1968 në Prishtinë. Avokati, Gani Tigani është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 07 Dhjetor 1992 me seli të zyrës në Prishtinë.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.