30 January 2017
Prishtinë, 30.01.2017 – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për nëntëmbëdhjetë kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati.
Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.
Procesi i provimit është mbikëqyrur nga Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj. Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.