KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Anëtarët e Komitetit për Planifikim Strategjik takuan ekspertin, Rytis Jokubauskas

03 February 2017

ekipi

Prishtinë, 03.02.2017 - Komiteti për Planifikimin Strategjik i Odës së Avokatëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen dhe kanë diskutuar lidhur me Planin Strategjik 5 vjeçar për OAK-në. Në këtë takim kanë marrë pjesë përveç anëtarëve të Komitetit, edhe drejtuesit e OAK-së, kryetari Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj.

Në këtë takim mori pjesë edhe eksperti, z. Rytis Jokubauskas në kuadër të projektit “Mbështetja e Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, e mbështetur nga Bashkimi Evropian nga projektet e IPA i cili është i angazhuar për OAK-në në hartimin e Planit Strategjik 5 vjeçar.

Anëtarët e Komitetit informuan ekspertin, z. Jokubauskas lidhur me sfidat, krahas të arriturave që janë në proces të zhvillimeve në OAK. Ky plan pritet të jetë udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme përmes gjetjeve nga eksperti, z. Jokubauskas për Odën e Avokatëve të cilat do të jenë edhe udhërrëfyes për 5 vite të ardhme për OAK-në.