KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së parë 2017 dhanë betimin

10 February 2017

ekipi

Prishtinë, 10.02.2017 - Në një ceremoni solemne dhanë betimin 17 kandidatë për avokatë dhe 72 kandidatë praktikantë të avokatisë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Avokatë dhe praktikantë të avokatisë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli në fjalën e tij uroj avokatët dhe praktikantet për hyrjen e profesionit të avokatisë dhe atë të praktikantit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kryetari dhe Drejtori njoftuan pjesëmarrësit në ceremoni lidhur me funksionimin e rolin e avokatisë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kryetari Havolli gjatë ceremonisë ka thënë se gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës të cilët me angazhimin e tyre do të ngritin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 720 avokatë dhe 391 praktikantë të avokatisë.