10 February 2017
Prishtinë, 10.02.2017 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, me të cilin diskutuan lidhur me avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Duke shprehur përkrahje për punën e OAK-së, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë kontributin e avokatëve të Kosovës në kuadër të sistemit të drejtësisë, në funksion të avancimit të sundimit të ligjit.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli shprehu përkushtimin për arritjen e rezultateve konkrete, në bashkëpunimin me institucionet e sistemit të drejtësisë, duke mbështetur edhe procesin e reformave ligjore. Havolli, po ashtu, foli për punën që po bëhet në drejtim të ngritjes cilësore të ofrimit të shërbimeve dhe përfaqësimit të palëve në procedurë.