08 February 2017
Prishtinë, 08.02.2017 - Komiteti për Planifikim Strategjik i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen e saj, ku diskutuan prioritetet aktuale strategjike, objektivat e reja strategjike si dhe sfidat kyçe, të cilat veprime duhet të ndërmerren që të arrihen objektivat strategjike. Pjesë e diskutimit ishin edhe bashkëpunimi i Odës së Avokatëve të Kosovës me profesionet e tjera ligjore si noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit, si dhe besimi i opinionit tek Oda e Avokatëve të Kosovës dhe te avokatët në Kosovë për arritjen e sundimit të ligjit në mënyrë efektive.
Në këtë takim përveç anëtarëve të Komisionit për Planifikim Strategjik si dhe kryetarit të këtij komiteti, avokatit, Kujtim Kërveshi të pranishëm ishin edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj, udhëheqësja e projektit, Pepa Loleva si dhe ekspertët e projektit të BE-së, Rytis Jokubauskas dhe Richard Regner.
Fokusi i këtij diskutimi ishin përmirësimi i administratës të OAK-së, përmirësimi i aspektit të lobimit, dhe mundësia e shqyrtimit të legjislacionit dhe sistemit të disiplinës dhe etikës.
Pjesëmarrësit në takim u dakorduan ne rishikimin e rregullores së stafit administrativ të Odës së Avokatëve të Kosovës, ngritja e kapaciteteve të stafit administrativ. Ndër të tjera u diskutuan edhe ndryshimi i Rregullores për Procedurën Disiplinore si dhe ndryshimin e Kodit të Etikës, riorganizimi i provimit për avokatët. Anëtarët e Komitetit konsideruan të nevojshme angazhimin e ekspertëve në fusha të caktuara, të cilët do të ndihmonin kryetarin e Komitetin për Legjislacion dhe Komitetit për Etikë dhe Disiplinë në avancimin e mëtutjeshëm të Komiteteve.