KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Çështje Gjinore diskutuan rreth organizimeve të manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

16 February 2017

ekipi

Prishtinë, 16.02.2017 - Komiteti për Çështje Gjinore mbajti mbledhjen e radhës ku diskutuan lidhur me organizimin e manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi, kryesisht për udhëtimin shoqërues për avokatet femra, tryezën e diskutimit për të drejtat pronësore të femrave si dhe Ese-në për studentet e Fakultetit Juridik të UP-së, në mënyrë specifike shpalljen e konkursit, përcaktimi i temave si dhe caktimi i komisionit vlerësues.

Anëtarët e Komitetit gjatë diskutimit përveç të tjerash diskutuan lidhur me tryezën për të drejtat pronësore të femrave, e cila u vendos të mbahet me datën 02.03.2017, ku do të ftohen shoqëria civile, studentë e praktikantë, kurse përcaktimi i ligjëruesve për këtë tryezë të jetë një avokate femër dhe dy anëtarë të tjerë ligjërues nga projekti.

Rreth konkursit për Ese i cili është i shpallur për studentet e Fakultetit Juridik të UP-së, ku sipas propozimeve u vendos për temat të cilat u përzgjodhën nga anëtarët e Komitetit Gjinor. Lidhur me këtë u caktua shuma e vlerës së të hollave për 3 vendet e para dhe u vendos që komisioni vlerësues të përbëhet nga: një anëtare nga UNDP, kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, znjsh. Edita Kusari dhe Avokate, znj. Lule Bilalli Ymeri.

Të pranishmit diskutuan gjithashtu lidhur me propozimin e OAK-së për organizimin e udhëtimit njëditor shoqërues për avokatet femra, në kuadër të manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në qytetin e Tiranës në Shqipëri, i cili pritet të organizohet me datë 7 dhe 8 mars 2017.