KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërron jetë avokati, Sadri Godanci (1949 - 2017)

01 March 2017

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 01 Mars 2017 ka humbur anëtarin, avokatin, Sadri Godanci. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 01 mars 2017 (E Mërkurë), në ora 16:00, në varrezat e fshatit Gremnik në Klinë.

Sadri Godanci ka lindur më 12 Qershor 1949 në fshatit Gremnik në Klinë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 12 Qershor 1974 në Prishtinë. Avokati, Sadri Godanci është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 25 Dhjetor 1991 me seli të zyrës në Prishtinë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.