02 March 2017
Prishtinë, 02.03.2017 - Komiteti për Çështje Gjinore i Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin e USAID-it për të Drejtat Pronësore dhe Forumin e Grave Gjyqtare dhe Prokurore, me rastin e Ditës Ndërkombëtarë të Gruas – 8 Mars, kanë organizuar konferencën me temë “Perspektiva Ligjore për Barazinë në të Drejtat Pronësore - Gjeneratat e Tanishme dhe të Ardhshme të Profesionistëve Ligjor”.
Paneli në përbërje të Miranda Jolicoeur, U.d. Drejtoreshë e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje, USAID, Vjosa Shkodra, Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore, Sadije Mjekiqi, Avokate, Oda e Avokatëve të Kosovës, Shpresa Emra, Gjyqtare, Vizhdane Kuçi, Noterë, Isa Hasani, Zëvendës Avokat i Popullit dhe Kreshnik Gashi nga BIRN kanë folur lidhur me ekspertizën relevante për barazinë në të Drejtat Pronësore, duke u fokusuar në gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të Profesionistëve Ligjor.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli i cili përshëndeti konferencën e organizuar dhe njëherit inkurajoj studentet dhe të tjerë pjesëmarrës në ngritjen e vetëdijes mbi të drejtën pronësore në Kosovë.
Gjatë konferencës janë ndarë shpërblime për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Temat për të cilat studentet kanë pasur mundësi të shkruajnë kanë qenë “Roli i femrës në luftimin e korrupsionit ”, “ E drejta pronësore dhe trashëgimia te femrat në Kosovë” si dhe “ Roli i femrës në sistemin e drejtësisë”.
Ndarja e shpërblimeve për Ese është bërë nga kryetarja e Komiteti për Çështje Gjinore, Edita Kusari dhe vendi i parë për Ese-në më të mirë i takoj, Rizona Hashani, vendi i dytë Blerina Rexhepi dhe vendi i tretë, Iliriana Zhegrova.
Çmimet për tri esetë më të mira për vitin 2017, janë përkrahur financiarisht nga me Programin e USAID-it për të Drejtat Pronësore në Kosovë.