KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK manifestoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsi

08 March 2017

ekipi

Tiranë/Shqipëri, 08.03.2017 – Komiteti për Çështje Gjinore dhe Dega Regjionale në Prishtinë e Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsin, kanë organizuar vizitë shoqëruese në Tiranë të Shqipërisë për të gjitha avokatet femra.

Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, znjsh. Edita Kusari dhe anëtari i Këshillit Drejtues të OAK-së dhe njëherit anëtar i Komitetit për Çështje Gjinore, z. Hajrip Krasniqi, të cilat në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës uruan të gjitha zonjat dhe zonjushat me uniformë të avokatisë për këtë ditë të veçantë manifestimi. Manifestimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas është mbajtur në Tiranë, në Hotel “Stela” me datë 07 dhe 08 mars 2017.

Oda e Avokatëve të Kosovës në kuadër të manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 marsin, në bashkëpunim me partnerët e saj, me datë 02 Mars 2017, për të nëntin vit me radhë, kanë ndarë shpërblime për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.