KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor

18 March 2017

ekipi

Prishtinë, 18.03.2017 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bazë të nenit 42 par. 3 dhe 4 të Ligjit mbi Avokatinë (Nr. 04/L-193), mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor. Në këtë Kuvend morën pjesë 68 delegatë, nga 85 sa janë gjithsejtë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli para delegatëve prezantojë raportin e aktiviteteve të OAK-së në përgjithësi gjatë periudhës janar – dhjetor 2016. Sipas tij, Oda e Avokatëve të Kosovës ka shtrirë bashkëpunimin me institucione tjera për rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit të politikave të përbashkëta për ofrim të shërbimeve sa më të mira për qytetarë.

Kryetari Havolli në fjalën e tij paraqiti një mori aktivitetesh të tjera të cilat janë zhvilluar duke përfshirë edhe të arriturat, sfidat që e kanë përcjell Odën për gjatë këtij viti. Mbi këto rezultate të prekshme, sipas Havolli, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe organet e saj kanë vazhduar zbatimin e politikave të ndërtuara nga ky Kuvend.

Në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës është diskutuar dhe janë aprovuar edhe këto dokumente; Raporti i auditorit të pavarur me letrën për menaxhmentin për vitin 2015, Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2016, Draft buxheti për vitin 2017, Draft buxheti për AVLO për vitin 2017, draft rregulloren për Tarifën e avokatëve, kurse draft Statuti i OAK-së dhe Draft Rregullorja e Procedurës Disiplinore të OAK-së janë shtyrë për mbledhjen e radhës së Kuvendit.