KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK-OSBE lansuan programin e mentorimit për vitin 2017

23 March 2017

ekipi

Prishtinë, 23.03.2017 - Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSBE organizuan lansimin e programit të mentorimit për vitin 2017.

Në këtë konferencë morën pjesë, Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, z.Yll Zekaj,Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore në Odën e Avokatëve të Kosovës, zn.Edita Kusari, përfaqësuesit nga OSBE z.Steven Fenner dhe Znj. Jasmin Gojani, gjithashtu të pranishme ishin edhe avokatet mentore, studentet mentoruese, avokatet mysafire dhe përfaqësues të tjerë nga OAK dhe OSBE.

Panelistët në këtë konferencë vlerësuan bashkëpunimin e ndërsjellë në kuadër të programit të mentorimit për Odën e Avokatëve të Kosovës i cili lidh juristët e rijnë dhe studentët e Fakultetit Juridik në vitin e fundit të studimeve me juristët me përvojë.

Duke u bazuar në këtë program, të pranishmit theksuan se programi ka për qëllim të mundësoj të diplomuarave të reja të juridikut të kuptojnë më mirë sfidat dhe mundësitë në profesionin ligjor, dhe përshpejtimin e mësimeve të tyre duke u mbështetur nga avokatet me përvojë. Ndër të tjera, nga pjesëmarrësit u inkurajuan marrëdhëniet jo-formale profesionale në mes të avokateve me përvojë dhe juristëve më ma pak përvojë, apo studentëve e drejtësisë në vitin e fundit, për të ndihmuar ata që të fitojnë njohuri për profesionin ligjor dhe që të përgatiten më mirë për ushtrimin e praktikës ligjore.

Programi i mentorimit ka gjetur përkrahje për implementim edhe për vitin 2017, përmes së cilës janë përzgjedhur dhjetë kandidate studente të Fakultetit Juridik të UP-së të cilat do të mentorohen nga avokatet femra të Odës së Avokatëve të Kosovës për gjatë vitit 2017.

Ky program bazohet në bashkëveprim një-me-një ndërmjet mentorëve dhe të mentoruarve. Kontakti personal do të jetë forma më e zakonshme e kontaktit në mes të mentorëve dhe të mentoruarve, por ata gjithashtu do të
mbajnë kontakte të rregullta nëpërmjet e-mailit. Programi hyn në kuadër të Komitetit
për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSBE me qëllimin e inkurajimit të juristeve të reja që të fitojnë njohuri për profesionin ligjor dhe ushtrimin e praktikës ligjore.