KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OSBE dhe Komiteti për Çështje Gjinore i OAK, mbajtën takimin e radhës me të mentoruarat

05 April 2017

ekipi

Prishtinë, 05.04.2017- Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë mbajtur takimin e dytë të fazës së tretë të programit të mentorimit me mentoret dhe të mentoruarat e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Përfaqësuesja e OSBE, znj. Jasmina Gojani në fjalën e saj përshëndeti angazhimin e studenteve dhe avokatet pjesëmarrëse në progamin e mentorimit dhe njëkohësisht shprehi interesim rreth bashkëpunimit që kanë pasur të mentoruarat me mentoret e tyre për shkëmbimin e përvojave, ndërsa kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore av. Edita Kusari falenderoi të gjitha të pranishmet për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin rreth këtij projekti.

Prokurori Disiplinor i OAK-së z. Florim Shefqeti ka paraqitur një prezantim rreth procedurave disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit. Gjatë ligjëratës së tij, ai i informoi të pranishmet rreth Zyrës Disiplinore dhe organeve të tjera të OAK-së, mënyrën e inicimit, pranimit dhe shqyrtimit të fletëparaqitjeve, masat disiplinore që iu shqiptohen avokatëve, si dhe raportet që avokatët duhet të kenë mes vete profesionalisht, e gjithashtu edhe me institucionet e tjera si dhe klientët e tyre.

Pjesëmarrëset kanë treguar interes të madh duke marrë pjesë aktivisht në diskutim, përmes pyetjeve të shumta të cilat i janë drejtuar Prokurorit Disiplinor si dhe shkëmbimit të mendimeve rreth temës së diskutuar.

Në programin e mentorimit për vitin 2017, OAK dhe OSBE kanë përzgjedhur dhjetë kandidate studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës të cilat janë duke u mentoruar nga avokatet femra të Odës së Avokatëve të Kosovës. Me 2 Maj do të mbahet takimi i rradhës i këtij lloji.