KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërron jetë avokati, Fahri Nuhiu (1956-2017)

25 April 2017

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 24 Prill 2017 ka humbur anëtarin, avokatin,Fahri Nuhiu. Varrimi i të ndjerit është bërë me datë 25 prill 2017 , në varrezat e fshatit në Veleknicë të Gjilanit.

Fahri Nuhiu ka lindur më 20 Qeshor 1956 në Velekincë të Gjilanit. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës– Fakulteti Juridik me datë,09 Korrik 1980 ,kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 20 Shkurt 1986 në Prishtinë. Avokati, Fahri Nuhiu është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 26 Maj 2012 me seli të zyrës në Gjilan.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Mbledhja komemorative mbahet ne orën 10 sot me datë 25 prill ne gjykatën themelore në Gjilan.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Gjilan shprehu ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.