KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Në kuadër të projektit për mentorim u mbajt takimi i radhës

02 May 2017

ekipi

Prishtinë, 02.05.2017 - Komiteti për Çështje Gjinore i OAK-së në bakshkëpunim me OSBE misioni në Kosovë mbajten fazën e tretë të takimit në kuadër të Projektit të Mentorimit. Përveç avokatët mentorë dhe studentet mentoruese të pranishëm ishin edhe znjsh. Edita Kusari, Kryetare e Komitetiti për Çështje Gjinore, z.Steven Fenner- Zyrtar i lartë ligjor OSBE, z. Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, znjsh. Albulena Ukimeraj – Kordinatore e Qendrës Trajnuese në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Hapjen e këtij takimi e bëri Kryetarja e Komitetiti për Çështje Gjinore, znjsh. Edita Kusari e cila iu uroi mirëseardhje mentorëve dhe të mentoruarave dhe prezantoi edhe ligjeruesin, z. Steven Fenner, Zyrtar i lartë ligjor OSBE.

Sipas agjendës për këtë takim ishte caktuar të trajtohej tema “Menaxhimi i zyrave të avokatëve”

Steven Fenner- Zyrtar i lartë ligjor OSBE mbajti ligjeratën e tij duke treguar shkollimin e tij, drejtimin në të cilin është specializuar ecurit gjatë studimeve, përvojën e tij personale në ushtrimin e këtij profesionit të avokatit. Ai u ndërlidh me sistemin e drejtësisë në Kosovë duke thënë që është një sistem ndryshe nga ai Amerikan dhe gjërat funksionojnë ndryshe. Gjithashtu ai sygjeron studentet në mentorim që të mbajnë praktika nëpërmes programeve dhe trajnimeve të ndryshme sepse kjo do të jetë një ndihmesë tejet e madhe për përgatitjen profesionale të tyre deri tek arritja e hapjes së zyrës së avokatisë. Gjithashtu ai këshilloj studentet që praktikat në gjykata në prokurori janë shumë të domosdoshme në mënyrë që ato të fi dijtojnëen profesionale.

Z. Fenner ndër të tjera thekson se është e rëndësishme që secila prej tyre të specializohet në njërën ndër fushat të cilat ato kanë më shumë njohuri në mënyrë që përgatija profesionale të jetë sa më e lartë.

Më pastaj fjalën mori Edita Kusari - Kryetare e Komitetiti për Çështje Gjinore, e cila foli per profesionin e Avokatisë ku foli për rëndesinë e këtij profesioni, përgatitjen profesionale të cilën duhet ta ketë një jurist që të vazhdoj me avokatinë, sfidat e këtij profesioni dhe rëndesia e përfaqesimit të profesionit te avokatet në mënyre sa më të denjë.

Yll Zekaj- Drejtor Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës mori fjalën dhe njoftoi të pranishmet për misionin e Odës së Avokatëve e cila ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe rregullimin e profesionit të avokatisë në veçanti. Ai gjithashtu u sqaroi të mentoruarave për funksionimin e zyres së avokatit, detyrat, obligimet e avokatëve si dhe rolin dhe të mirat e këtij profesioni. Gjithashtu theksoi që Kosova ka mjaft avokatë të suksesëshëm dhe që kanë një përgatitje të lartë profesionale.

Më pastaj takimi vazhdoi me diskutim të hapur në mes të avokatëve dhe të mentoruarave duke diskutuar kështu për punën dhe specifikat e ushtrimit të profesionit të avokatit.

Gjthashtu vlenë të theksohet që Oda e Avokatëve ka përgatitur për të mentoruarat edhe kartelat me anë të cilave ua mundëson lehtësira në përcjelljen e seancave të ndryshme për së afermi.

Ndarja e këtyre kartelave u bë po në këtë takim nga Edita Kusari - Kryetare e Komitetiti për Çështje Gjinore.