KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli mbajti ligjeratë lidhur me organizimin dhe funksionimin e OAK-së

10 May 2017

ekipi

Prishtinë, 10.05.2017 - Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë kanë organizuar trajnim praktik në Odën e Avokatëve me temën: “Oda e Avokatëve të Kosovës, mënyra e organizimit dhe funksionimit të saj”, në të cilën morën pjesë prokurorët e sapo emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Ligjërues i këtij trajnimi ishte kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, i cila ka ligjëruar për bazën Juridike të themelimit të OAK-së, Format e Organizimit të OAK, Organet e OAK-së, degët e OAK-së, Komisionet dhe Komitetet e OAK, Departamentet, Zyrat dhe Administratën e OAK-së, si dhe një rast praktik nga Etika Profesionale ligjore.

Prokurorët kishin mundësinë që të shihnin nga afër secilin resor të OAK-së dhe në këtë mënyrë të dëgjojnë më shumë për aktivitetin dhe kompetencat e secilit zyrtarë të OAK-së.