KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli takoi përfaqsuesit Italian të KFOR-it në Kosovë

25 May 2017

ekipi

Prishtinë -25.05.2017 Kryetari i OAK z.Osman Havolli zhvilloi një takim me përfaqësues Italian të KFOR-it në zyret e OAK-së .Të pranishëm ishin gjithashtu znj.Albulena Ukimeraj koordinatore e Qendrës për trajnim dhe z.Florim Shefqeti Prokuror Disiplinor në OAK.

Kryetari Havolli foli për funksionimin e Odës strukturën e saj, planet për të ardhmen. Gjithashtu foli për sfidat me të cilat ballafaqohet OAK në ushtrimin e detyrës së saj . Përfaqsuesit e KFOR-it u shprehën të interesuar për informata shtesë rreth të interesuarve, se si mund të jenë pjesë e Odës dhe për benificionet që OAK ju mundëson juristve të rinjë. Gjithashtu dhe për mënyrën e vetëfinancimit e cila u pa si një avantazh i madh për të siguruar pavarësinë e Odës .

Një aspekt tjetër që u përmend gjatë takimit ishte ngritja e pjesëmarrjes së gjinisë femërore në fushën e avokaturës, që kohëve të fundit është përmirsuar dukshëm në krahasim me të kaluarën.Të pranishmit u njoftuan me punën që bënë zyra për caktimin e avokatve ex-officio dhe ndihmën që u ofrohet qytetarve përmes përfaqsimit të avokatve pro bono .Përveq të tjerash përfaqsuesit e vizituan dhe panë nga afër hapsirat dhe punën e OAK-së.
Vizita të tilla janë të mirëpritura nga të dyja palët në të ardhmen.