KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli priti në takim delegacion nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL)

25 May 2017

ekipi

Prishtinë, 25 maj 2017 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, priti në takim delegacion nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), me seli Washingtoni të kryesuar nga drejtori, Leon C. Lowder.

Kryetari i OAK-së gjatë këtij takimi ka informuar të pranishmit rreth të arriturave të OAK-së duke falënderuar Qeverinë Amerikane për përkrahjen e përhershme të OAK-së përmes projekteve të ndryshme.

z. Lowder dhe pjesa tjetër e delegacionit u interesuan për pikëpamjet e OAK-së lidhur me zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe vështirësitë që po hasin avokatët si pjesë përbërëse e këtij sistemi.

Të pranishmit u informuar lidhur me nevojat e OAK-së si dhe raportin e saj me Gjyqësorin, Prokurorinë, Ministrinë e Drejtësisë si dhe profesionet e lira.

Kryetari I OAK-së kërkoj nga përfaqësuesit e INL vazhdimin e përkrahjes së OAK-së dhe avokatisë në Republikën e Kosovës, e sidomos në ndryshimet legjislative që prekin kompetencat e avokatisë e gjithashtu ngritjen e bashkëpunimit në mes te gjykatës, prokurorisë dhe avokatisë në zbatimin më në masë të negocimit të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

Në fund të takimit përfaqësuesit e INL premtuan se do të vazhdojnë me mbështetjen e OAK-së në arritjen e objektivave të saj.