KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK çertifikoi grupin e tretë 2017 të kandidatëve të trajnimit për provim të Jurisprudencës

01 July 2017

ekipi

Prishtinë, 01.07.2017 - Oda e Avokatëve të Kosovës çertifikoi grupin e tretë për vitin 2017 të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Kandidatët kanë qenë vijues të rregullt të trajnimit 8 javor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës.

Angazhimi i tyre është bazuar në ndarje ekipore dhe komunikim të hapur për të thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritjes së aftësive të tyre. Gjatë kësaj periudhe kandidatet kanë mësuar, përveç tjerash, për parashtresat e ndryshme juridike, paditë, vendimet, aktvendimet, aktgjykimet, aktet akuzuese, ankesat, kallëzimet penale, kontratat dhe marrëveshjet e ndryshme nga lëmi civil.

Trajnimi përbëhet nga programe themelore dhe të avancuara duke përfshirë ligjërues, ekspert dhe profesionist të fushave për të cilat ata janë përgjegjës në ushtrimin e profesioneve juridike, si dhe anëtarë të Komisionit të Provimit të Jurisprudencës. Këto trajnime ofrojnë qasje cilësore dhe shërbejnë si një rrjet i rëndësishëm për mobilizimin e juristëve që janë në proces për t’u bërë kandidatë potencial për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Ndarjen e çertifikatave e bëri kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli.

Grupi i radhës për këtë trajnim pritet të filloj në shtator të këtij viti, andaj Oda e Avokatëve të Kosovës mirëpret aplikimet për të qenë pjesë e këtij trajnimi dhe grupeve të tjera të radhës.