15 August 2017
Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 14 Gusht 2017 ka humbur anëtarin e saj, avokatin, Beqir Abdiu. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 15 Gusht 2017 (e Martë), në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Beqir Abdiu ka lindur më 03 Janar 1938 në Fshatin Peçenë, Komuna Preshevë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinë – Fakulteti Juridik me datë 20 Prill 1977, kurse provimin e Jurisprudencës e ka dhënë me datë 17 Mars 2003 në Prishtinë. Avokati, Beqir Abdiu është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës më 26 Shkurt 2005 me seli të zyrës në Prishtinë.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.
Me nderime,
Dega Regjionale Prishtinë - OAK