KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së z.Osman Havolli morri pjesë në ceremoninë e hapjes së fillimi të vitit të ri akademik në Fakultetin Juridik UP 2017/2018

02 October 2017

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës , z. Osman Havolli, me ftesë të Dekanit të Fakultetit Juridik, z. Haxhi Gashi, morri pjesë në ceremoninë e hapjes së fillimi të vitit të ri akademik 2017/2018.

Gjatë kësaj ceremonie , kryetari i OAK-së, z. Havolli iu uroi studentëve të ri mirëseardhje si dhe fillim të mbarë të vitit të ri akademik. Gjatë fjalës së tij , z. Havolli tregoi për eksperiencën e tij personale në këtë Fakultet, sfidat dhe vështirësitë si dhe mundësitë që ia ka ofruar ai. Gjithashtu ai foli edhe për rolin e juristit në institucionet shtetërore, si dhe i inkurajoi studentët e ri që t’i marrin me përkushtim studimet e poashtu edhe profesionin e juristit.

Përveç Kryetarit të OAK-së në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë si, Kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës , Kryetari i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Kryetari i Bordit të Universitetit të Prishtinës si dhe stafi akademik i Fakultetit Juridik.