KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli priti në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

11 October 2017

ekipi

Prishtinë – 11.10.2017, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv z. Yll Zekaj, pritën në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (Gjykatës Speciale), përkatësisht Shefin e Zyrës së Mbrojtjes z. David Hein dhe Shefen e Zyrës së Pjesëmarrjes së viktimave znj. Slike Studzinsky.

Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës shprehen interesin e bashkëpunimit me OAK-në, e sidomos pas aprovimit të direktivës për mbrojten e cila pritet së shpejti të finalizohet.

Kryetari Havolli falenderoi Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës për shprehjen e gatishmërisë së bashkëpunimit, duke u zotuar se OAK dhe antarësia e saj do të jenë bashkëpunuese në mbrojtjen e klienteve potencial të cilët do të akuzohen nga këto dhoma.

Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës theksuan se Rregullorja e procedurës dhe e provave para dhomave të specializuara të Kosovës ka hyrë ne fuqi me 05 korrik 2017 dhe tani pritet së shpejti aprovimi edhe i direktivës për angazhimin e mbrojtësve.

Përfaqesuesit potencuan se në këtë fazë rolin vendimtar do t’a ketë OAK në informimin e avokatëve të Kosovës për mundesinë e angazhimit në cilësinë e avokatëve mbrojtës e të akuzuarve potencial ose në cilësinë e mbrojtësve të viktimave pranë këtyre dhomave.

Kryetari i OAK-së, kërkoj nga të pranishmit që OAK të jetë e informuar dhe një urë lidhëse në mes të avokatëve dhe Sekretariatit të dhomave, kërkese e cila u mirëprit nga të pranishmit.