16 October 2017
Nëshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit për organizimin e Klinikave Ligjore në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës, Fakultetit Juridik të Universitetit Hasan Prishtina dhe NCSC
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit "Hasan Prishtina" dhe përfaqësuesja e NCSC znj. Edona Ahmetaj kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për themelimin e Klinikës Juridike Penale me raste reale.
Qëllimi kryesor i këtij bashkpunimi është që të rritet cilësia e arsimit juridik në Kosovë duke zgjeruar disponueshmërinë e trajtimit për shkathtësitë praktike.
Oda e Avokatëve të Kosovës ne bazë të këtij Memorandum ka marr për obligim që t’i angazhoj avokatët e saj, së bashku me profesorë të Fakultetit Juridik, që të marrin pjesë në procedimin e rasteve reale nga praktika e tyre në mënyrë që studentët te ngrisin njohurit e tyre profesionale dhe të jenë pjesë aktive e procedimit te rasteve në Gjykatë.