26 October 2017
Prishtinë, 26.10.2017 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv z. Yll Zekaj, priten në takim përfaqësuesit e OSBE-së z. Steven Fenner dhe z. Dardan Rexhepi për projektin e integrimit të gjyqësorit në veriun e Kosovës.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës ofroj mundësinë për përkrahje dhe bashkëpunim sa i përket projekteve të integrimit të gjyqësorit në veri të Kosovës. Ai poashtu kërkoj përkrahje për ngritjen e kapaciteteve të caktimit të avokatëve ex-officio tani edhe në gjykatat që priten të fillojnë punën në veri të Kosovës. Gjithashtu Kryetari i OAK–së, diskutoj me përfaqësuesit e OSBE–së për projekte të tjera, për fillim të implementimit në veri si të; takimeve Bench Bar, përgatitjen e juristëve për Provim të Jurisprudencës si dhe organizimin e vizitave institucionale për praktikantët të cilët mbajnë praktikën në veri të Kosovës.
Z. Steven Fenner mirëpriti këto ide të OAK-së për të kontribuar në integrimin e gjyqësorit në Veriun e Kosovës, ku u tregua i gatshëm për përkrahje dhe bashkëpunim me qëllim të avansimit të avokatisë si dhe ndërtimin e raporteve reciproke me gjyqësorin në veri.
Përfaqësuesit e OSBE-së çmuan lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Odën e Avokatëve të Kosovës.